Xhaxhai i Akeksandër Kurtit: E refuzuam 2 herë familjen e Mark Frrokut

 

Xhaxhai i Aleksandër Kurtit, personit të vrarë në mars të vitit 1999 në Bruksel, vrasje për të cilën akuzohet deputeti Mark Frroku, thotë se familja e tij e refuzoi dy herë familjen Frroku. Mark Gjon Kurti shprehet se Kurtët kanë zgjedhur rrugën e ligjit dhe jo atë të kanunit. Frrokët kishin shkuar në shtëpinë e tyre menjëherë pas varrimit të Aleksandrit, rrëfen ai për gazetën Panorama, duke thënë se që në atë kohë u zgjodh të ndiqej rruga e ligjit. Edhe për mbledhjen e baballarëve, në vitin 2014, për të cilën Mark Frroku thotë se fisi i tij ka bërë be, Mark Gjon Kurti, që jeton prej disa vitesh në Itali, shprehet se familja e viktimës ka mbajtur të njëjtin qëndrimi: çështjen duhet ta zgjidhë drejtësia.

SHKARKO APP