Xhaxhai i Durim Bamit, shiste heroinë në sasi të mëdha. Policia i gjen listën e emrave

Fadil Bami, 64 vjeç nga Nikla e Fushë Krujës që u arrestua një ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Summer 2016”.

Sipas policisë në bashkëpunim dhe me 39-vjeçarin Eduard Gjata, prej disa kohësh kryenin shitje në sasi të mëdha të heroinës për tregun e brendshëm të kryeqytetit.

Kryesisht iu shisnin personave që ishin të interesuar për më shumë se 2 kg heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Heroina sigurohej në Turqi, ku hynte në Shqipëri nëpërmjet Kosovës dhe  pikës kufitare të Kakavijës me destination final Tiranën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të martën policia, në momentin që arrestoi Bamin dhe Gjatën iu gjeti në një çantë rreth 5 kg heroinë e ndarë në 10 pako.

Droga shitej kryesisht në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re në Tiranë.

Sipas policisë, Fadil Bamit, i cili mban dhe rolin kryesor i janë sekuestruar dhe disa letra ku mbante shënime të personave që iu kishte dhënë lekë me fajde.

Policia bëri me dije se po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të identifikuar, që janë bashkëpunëtorë të Gjatës dhe Bamit. /TvKlan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?