Xhelal Mziu iu merr 3 këshilltarë shumicës në këshillin bashkiak

 

Është zgjedhur sot në bashkinë e Kamzës kryetari, nënkryetari dhe sekretari i ri i Këshillit Bashkiak.

Kryetari ni bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka njoftuar në Facebook se tre këshilltarë kanë braktisur të majtën, duke iu bashkuar të djathtës dhe duke krijuar kështu mazhorancë të re në Këshillin Bashkiak Kamëz. Sipas Mziut “Pas krijimit të shumicës së re, kanë qenë më shumë se 1/3-ta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Kamëz që kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me rend dite: shkarkimin e kryetarit, sekretarit dhe nënkryetarëve të Këshillit”.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, pas konfirmimit të pranisë së 21 anëtarëve të Këshillit, është votuar për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Kamëz, z. Asllan Neziri, dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak, Bilbil Bajraktari.

Sipas rendit të ditës, është vijuar më tej me shkarkimin e një prej nënkryetarëve të Këshillit, znj. Valmira Qehaja, ndërsa këshilltarët nuk kanë votuar për shkarkimin e nënkryetarit tjetër, Ndue Gjeloshi, duke e lënë atë në detyrë.

Si nënkryetare e dytë e Këshillit Bashkiak, pas propozimit të grupit të këshilltarëve të PD-së, është zgjedhur znj. Amela Tanushi. Më tej, është vijuar edhe me shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Luan Biba, dhe votimin si sekretar i ri i Këshillit Bashkiak Sokol Ndreu.

SHKARKO APP