Xhelal Mziu lajmëron demokratët nga Facebook-u: Nesër vjen Basha në Dibër

Në garën për postin e kryetarit të PD-së për 4 vitet e ardhshme, Lulzim Basha nesër do të jetë në Dibër. Drejtuesi politik i këtij qarku për PD në zgjedhjet e 25 Prillit, Xhelal Mziu përmes një postimi në Facebook fton demokratët që të mos mungojnë nesër paradite.

Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek pallati i kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha.

Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizant të PD të degës Dibër, intelektual, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë Dibranë. Ju mirëpresim” shkruan Mziu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?