Xhelal Mziu rikonfirmohet, shpërthen festa e PD-së në Kamëz (Foto)

Pritet të shpallet rezultati zyrtar rreth drekës, teksa kanë mbetur edhe 10 kutitë e fundit, por fitorja e kandidatit të djathtë Xhelal Mziu në Bashkinë Kamëz është e sigurtë.

Përkrahësit e Mziut në Kamëz kanë nisur festën, me fotot e siguruara pak momente më parë nga “Koha Jonë” . Ata janë mbledhur rreth qendrës ku vazhdon numërimi i votave të fundit dhe pasi kanë siguruar fitoren, kanë dalë më tej nëpër rrugët e qytetit duke festuar.

Kutitë e mbetura nuk mund të përmbysin rezultatin, pasi diferenca aktuale prej 2 mijë votave me fletët e mbetura të panumëruara, shihet si e pamundur të përmbysen edhe nga e majta.    

PD-ja ndonëse ka humbur shumicën dërrmuese të bashkive në vend, përkrahësit e saj në Kamëz i janë gëzuar fitores së kandidatit të tyre, Mziu, që rikonfirmohet për një mandat të tretë.  

Kandidati i majtë, Safet Gjici (ASHE) ka marrë deri tani: 18.850 vota – 47.33 % dhe  Xhelal Mziu  (APPD)

20973 vota – 52.67.

SHKARKO APP