FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhepa: Problemi i Shqipërisë për zgjidhjen e krizës është politika

Profesori Selami Xhepa i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora duke komentuar raportin “Doing Business”, ku Shqipëria ka humbur disa vende në Bankën Botërore, tha se problemi i Shqipërisë për zgjidhjen e krizës është politika.

Raporti ka dalë që dje dhe unë nuk kam parë asnjë zyrtar të administratës së lartë që të dalë dhe të bëjë një reagim publik. Zotëri për çfarë ka ndodhur kjo, çfarë kanë bërë gabim ata dhe si mendojnë ata që kanë reflektuar për ta zgjidhur këtë çështje. Dalin analistët përditë, mediet shkruajnë përditë dhe ata që duhet të flasin nuk flasin. Sepse ata që duhet të flasin janë ata që e kanë bërë gjënë. Unë mendoj që problemi thelbësor i Shqipërisë për të zgjidhur ekonominë është politika. Nuk mendoj që ne kemi problem me gjetjen e alternativave”, u shpreh Selami Xhepa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?