Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mund ti bashkohen Kosoves
Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës që lanë kombëtaren e Shqipërisë dhe iu bashkuan Kosovës dhe afrimit të Sinan Bytyqit mediat e Kosovës shkruajnë se emra të mëdhenj do t’i bashkohen këtij grupi. Federata e Kosovës është në bisedime me yjet e Zvicrës: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj dhe Adnan Januzaj që luan për Belgjikën. Mediat e Prishtinës janë optimiste se ata do t’i thonë “PO” Kosovës.
Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në kushte anonime i ka thënë KosovaPress se Shaqiri, Xhaka, Tarshaj e Januzaj do ta pranojnë ftesën e Kosovës.
Sipas këtij burimi, trajneri i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunajki fundjavën që lamë prapa, ka kontaktuar me futbollistët në fjalë. Ky burim beson se brenda pak ditësh këta lojtarë do të pranojnë ftesën e Kosovës.
“Në fundjavën që shkoi Bunjaki ka zhvilluar bisedime me lojtarët që luajnë në Angli, Xherdan Shaqirin (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Adnan Januzaj (Sunderland), por Bunjaki ka kontaktuar edhe Shani Tarashajn. Ekziston një optimizëm i madh së këta lojtarë do t’i përgjigjën pozitivisht ftesës së Kosovës”, – ka thënë zyrtari i FFK për KosovaPress.
“FFK dhe përzgjedhësi Bunajki janë duke punuar intensivisht që t’i bindin këta lojtarë që të luajnë për Kosovën në prag të ndeshjes së parë kualifikuese që përfaqësuesja jonë e luan më 5 shtator kundër Finlandës. Besoj se brenda pak ditësh yjet që ne i duam do të pranojnë ftesën e Kosovës. Koha është shumë e shkurtër para lojës së parë, dhe ne shpresojmë së shumë shpejtë do të vijnë lajme të mira nga Anglia”, – ka theksuar zyrtari i FFK-së.
Ai është i bindur se Kosova me kohë do të jetë e gatshme për sfidat e Kupës së Botës, dhe sipas tij, Kosova do të ketë prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare
KOHA JONË SONDAZH

