Xhihadistët shqiptarë duan gjyq sipas Sherihatit

Xhihadistët shqiptarë të akuzuar për terrorizëm kanë vazhduar të deklarojnë se nuk njohin ligjet shqiptare dhe as gjykatat, duke kërkuar gjykimin me ligjet e Allahut apo Sherihatit.

Në seancën e dytë gjyqësore, të pandehurit janë paraqitur në salle pa praninë e avokatëve mbrojtës.

Vetëm 2 prej tyre kanë preferuar të mbrohen me avokatë.

Avokati i të pandehurit Orjon Reçi kërkoi pavlefshmërinë e akteve të përgjimit dhe kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa i pandehuri Astrit Tola kërkoi veçimin e çështjes në këtë gjykim.

Trupi gjykues është detyruar të shtyjë seancën për javën e ardhshme.

Proçesi ndaj 9 të pandehurve për rekrutim të luftetarëve në Siri, është survejuar dhe nga forca speciale dhe agjentë të policisë.

SHKARKO APP