Xhixho: 1/2 gra në Shqipëri kanë përjetuar dhunë. Bëhuni ndryshimi që dëshironi të shikoni

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho i është bashkuar fushatës nga Un Women në ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Sipas saj, 1/2 gra në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një herë dhunë gjatë jetës së tyre. Thirrja e saj është që gratë dhe vajzat ti thonë stop dhunës dhe të bëhen ndryshimi që dëshirojnë të shikojnë.

Postimi i plotë

Solidarizohem me fushatën e UN WOMEN #orangetheworld në ditet e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, duke ngritur zërin për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dhunën ndaj grave si një nga problemet me aktuale dhe të ndjeshme të shoqerisë tonë.

Në vendin tonë 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një herë dhunë gjatë jetës së tyre e cila tani është bërë akoma edhe më e vështirë me krizën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, duke shënuar kështu një rritje të rasteve të dhunës në familje.

Gratë dhe vajzat janë shpresa e këtij vendi! Thuaj stop dhunës TANI! #bëhundryshimiqedeshironteshikosh

SHKARKO APP