Xhixho-Ballukut: Kur SPAK të mori të pandehur, pse nuk u shqetësove për imazhin e Shqipërisë?
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka replikuar Belinda Ballukut, e cila ka ripostuar reagimin për dezinformimin e bërë nga CNN lidhur me protestat në Shqipëri. Nga ana e saj, Xixho shkruan se Balluku po tregon shqetësim për prishje të imazhit të Shqipërisë, por nuk u shqetësua për të njëjtën gjë kur SPAK e mori të pandehur për korrupsion.
Postim i plotë
Belindëria e Korrupsionit në merak për Imazhin e Shqipërisë.
Në vend të heshtë, më e pakta që mund të bëjë, Belindëria e Korrupsionit qenka e shqetësuar se protestat qytetare po nxijnë imazhin e Shqipërisë!
Çfarë nuk po na shohin sytë e çfarë nuk po na dëgjojnë veshët!
Po kur një zëvendëskryeministre merret e pandehur dhe i fshihet drejtësisë, a nxihet imazhi i Shqipërisë?!
Po kur një zëvendëskryeministre akuzohet për shpërdorime e vjedhje, për fallsifikime dhe fshehje të pasurisë, për korrupsion dhe pastrim parash a i nxihet imazhi Shqipërisë?!
Dhe kush ia nxin imazhin Shqipërisë, protesta qytetare kundër vjedhjes e shpërdorimit të pushtetit, kundër arrogances dhe korrupsionit të qeverisë, apo Belindëria e Korrupsionit?
KOHA JONË SONDAZH

