Xhixho: Bordet e vjedhjes nuk janë zgjidhje, 60% e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksat

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja për çmimet e karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi këtë të mërkurë. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil (naftë), i standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 203 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 175 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 163 lekë për litër.

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho thotë se barra e rëndë fiskale është shkaku kryesor që nafta në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në rajon. Ajo kritikon ashpër politikat aktuale, duke e cilësuar Bordin e Transarencës si “bordi i vjedhjes” sndërsa ka kërkuar uljen e taksave si zgjidhjen e vetme për të lehtësuar qytetarët dhe ekonominë.

“Taksat janë arsyeja pse kemi naftën më të shtrenjtë në rajon. Rreth 60% e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksat. Ndaj, zgjidhja nuk janë bordet e vjedhjes, por ulja e taksave. Të gjitha vendet e rajonit kanë marrë masa për të ulur këtë barrë, ndërsa në Shqipëri çmimi prej 214 lekësh për litër konsiderohet ende “i papërballueshëm”. Për shkak të çmimit të naftës po rriten çmimet e të gjitha produkteve, nga buka, qumështi e djathi, etj. Gjithashtu po goditen bujqësia dhe transporti. Partia e Lirisë ka prej 3 javësh që ka propozuar një zgjidhje përmes projektligjit për pezullimin e taksave të qarkullimit dhe karbonit. Duhet vepruar menjëherë, sepse ekonomia po shkon drejt kolapsit. Shikoni tabelën më poshtë për të kuptuar zhvatjen që u bëhet çdo ditë”, shkruan deputetja e PL.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?