Xhixho: Kambana e fundit e alarmit për një ekonomi të drejtuar nga paraja e krimit dhe korrupsionit!

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur kambanë alarmi për sektorin e fasonerisë, ku shprehet se është në rrezik falimentimi total. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xhixho shkruan se kjo është kambana e fundit e alarmit për një ekonomi të drejtuar nga paraja e krimit dhe korrupsionit.

Postimi i plotë

Biznesi fason rrezikon falimentimin total. Biznesi fason vijon të tkurret me ritme të frikshme, rasti i radhës është Korça me 550 persona të papunë. Kriza e çmimeve, rënia e euros dhe mbiçmimi artificial i lekut po detyrojnë dhjetëra sipërmarrës të mbyllin aktivitetet e tyre, duke lënë pa punë gra e vajza në Tiranë dhe qytetet e tjera. Vetëm në javën e fundit, në të gjithë Shqipërinë janë shkurtuar 1 200 vende pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë ritëm do të kemi humbur gati 25 mijë vende pune deri në verë. Kostoja e mbylljes së këtyre biznesve do të jetë tepër e lartë për mijëra familje, të cilat nuk kanë burim tjetër të ardhurash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky biznes punëson rreth 75 mijë njerëz, kryesisht gra dhe vajza. Shkurtimi i vendeve të punës do të përkeqësojë situatën ekonomike të gruas, sidomos në rrethe, ku mundësitë janë të kufizuara. Të pambështetur nga qeveria, fasonët dhe eksportuesit janë para zgjedhjes së vështirë: të largohen nga vendi ose të ulin qepenat.

Kriza e fasonëve është kambana e fundit e alarmit për një ekonomi të drejtuar nga paraja e krimit dhe korrupsionit. Ajo provon edhe njëherë se biznesi i ndershëm e që paguan taksa i paguan i pari pasojat e krizës dhe të keqqevrisjes. E bashkë me të, fatkeqësisht edhe mijëra qytetarë që humbin punën me të cilën ushqehen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?