Xhixho: Mirënjohje kur udhëtoni orë të tëra në këmbë, apo kur torturoheni të lidheni me nxënësit në një platformë online që nuk funksionon

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka uruar mësuesit me një foto të hershme, kur ajo ishte nxënëse. Teksa shpreh mirënjohjen, ish-deputetja e LSI-së thekson se mësuesit pavarësisht çdo vështirësie, udhëtojnë me orë të tëra në këmbë për të qenë mes nxënësve në shkollën e largët e pa kushte, apo edhe janë në vështirësi që të lidhen me nxënësit online në një platformë që sipas saj nuk funksionon. ”Meritokraci, dinjitet, stimulim ekonomik e profesional, ambiente dinjitoze pune. Asnjë 7 Mars tjetër nuk duhet të jetë i premtimeve, por i numërimit të arritjeve. Ju që keni të ardhmen e këtij vendi në duart tuaja meritoni më të mirën, që duhet ta bëjmë realitet, për vete, për fëmijet tanë. Gëzuar me zemër”,-shkruan ndër të tjera Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

Me këtë foto të shtrenjtë për mua ju uroj të gjithëve ju mësues e pedagogë gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për përkushtimin, edhe pse të pashpërblyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohje per pasionin, që nuk u shua edhe kur u përbuzët dhe mashtruat nga qeveria që nuk ju ndenji në krah, as në këto kushte kaq të vështira pandemie. Meritoni respekt të pamasë që nuk u ndalët në misionin tuaj fisnik, pavarësisht çdo vështirësie, edhe kur udhëtoni orë të tëra në këmbë për të qenë mes nxënësve që ju presin, në shkollën e largët e pa kushte, edhe kur torturoheni të lidheni me nxënësit online në një platformë që nuk funksionon, apo kur regjistroni mësimin nga shtëpitë tuaja modeste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paharrueshmit mësuesit e mi, kolegët e mi të dashur, koha që t’ju kthejë respektin që meritoni ka ardhur, jini besimplotë se bashkë do i bëjmë realitet synimet tuaja.

Meritokraci, dinjitet, stimulim ekonomik e profesional, ambiente dinjitoze pune. Asnjë 7 Mars tjetër nuk duhet të jetë i premtimeve, por i numërimit të arritjeve. Ju që keni të ardhmen e këtij vendi në duart tuaja meritoni më të mirën, që duhet ta bëjmë realitet, për vete, për fëmijet tanë. Gëzuar me zemër!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?