Xhixho takon Dolora Zekthin: Respekt dhe mirënjohje ndaj kontributit të çdo anëtari dhe themeluesi të LSI-së
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho ka zhvilluar një takim të veçantë me Dolora Zekthin, mjeshtre sporti, atlete, dhe një nga themelueset e LSI-së dhe Kryetarja e parë e LGI-së në Njësinë numër nr. 3 në Tiranë.
Përmes rrjeteve sociale, Xhixho shprehet se Dolora është frymëzim për çdo grua apo vajzë në LSI, duke shtuar se ndër vite na ka mësuar se një zonjë e fisme mund të jetë një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë, një profesioniste e zonja, një kontribuese e mirë në politikë.
Mesazhi i Xhixhos
E nderuar që u takova me Dolora Zekthin mjeshtre sporti , atlete ,një nga themeluest e LSI dhe Kryetarja e parë e LGI në njësinë numër nr.3 në Tiranë.
Një nga zonjat që çmoj shumë dhe i jam mirënjohëse për kontributin që ka dhënë, për shembullin dhe fisnikërinë që transmeton.
Dolora është frymëzim për çdo grua apo vajzë në LSI. Ndër vite na ka mësuar se një zonjë e fisme mund të jetë një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë, një profesioniste e zonja, një kontribuese e mirë në politikë.
Ndër vlerat më të çmuara për mua është respekti dhe mirënjohja ndaj kontributit të çdo anëtari dhe themeluesi të LSI 🌹.
https://www.facebook.com/ErisaXhixho/posts/3738264142874420