Xhubleta në UNESCO, ambasadorja Yuri Kim: Një nga fustanet më të bukur në botë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë. Ajo shton se është diçka e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të mbrohet e të promovohet.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime”, shkruan Kim.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore vendosi sot të përfshijë në listën e saj edhe Xhubletën, veshjen e vjetër tradicionale shqiptare.

SHKARKO APP