Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar

Sipas hetimeve, ka qenë Xhuvani ai i cili ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj.

Kostandin Xhuvani, i akuzuar për katër vrasje, që tronditën opinionin publik, kërkon gjykim të shkurtuar.

 

Mësohet se Xhuvani e ka pranuar fajin dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, nga i cili mund të përfitojë lehtësi në dënim.

 

Gjykata do shprehet më 15 janar për këtë çështje.

 

Sipas hetimeve, ka qenë Xhuvani ai i cili ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj.

 

Po ashtu, është vërtetuar se nga plumbat e armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.

 

Shtetasi Kostandin Xhuvani ka pasur një grindje të çastit me shtetasit Jaho dhe Xhaj në lokalin ku ishin ulur.

 

Pas rikthimit në lokal, Xhuvani u është drejtuar shtetasve Jaho dhe Xhaj “keni ndonjë problem” dhe menjëherë i ka qëlluar me armë tip pistoletë, duke i lënë të vdekur.

 

Por, nga plumbat e qëlluar prej armës së tij, janë goditur edhe shtetasit Arbër Demiraj, i cili ishte në shoqërinë e Xhuvanit, si edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola, i cili gjendej në lokal në shoqërinë e një personi tjetër dhe që nuk kishin asnjë lidhje me palët në konflikt.

 

Si rezultat i gjuajtjes më armë, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij, Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida.

SHKARKO APP