“Xibraka”, hetuesit dyshime për raste të tjera trafiku

Hetuesit shqiptarë kanë dyshime se nga Xibraka janë eksportuar edhe sasi të tjera kokaine, para se laboratori të zbulohej nga forcat e policisë.

Burime pranë Policisë së Shtetit janë duke hetuar në pistën se nga laboratori ku pak kohë më parë u sekuestrua rreth 100 kg kokainë, janë bërë edhe disa dërgesa të tjera para se lënda narkotike të sekuestrohej nga forcat e policisë. Të njëjtat burime sqaruan se ka dyshime se lënda e parë e kokainës në vendin tonë ka hyrë përmes dy kompanive, të cilat janë nën hetim.

Burime sqarojnë se njëra prej këtyre dykompanive është krijuar vetëm për qëllime import­ eksporti për grupin kriminal që merrej me përpunimin ekokainës. Ndërkohë, hetimet vijojnë për kompaninë e dytë, e cila mendohet se ka qenë një nga subjektet që ka sjellë lëndën e parë të kokainës në vend. Mendohet semënyrat se si kokaina ka arritur që të dalë jashtë janë të shumta, por ende vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të mësuar mënyrat se si lënda e parë e kokainës ka mundur që të hyjë në vendin tonë, me qëllim që të shmangen rastet e tjera të mundshm e të futjes së kokainës në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, për grupin hetimor është ende mister fakti se kush është personi i ashtuquajtur “Karlos”, i cili mendohet se ka parë edhe nga afër ambientet e laboratorit të Xibrakës, ku nxirrej ekstrakti i kokainës. Ajo që grupi hetimor di me siguri për “Karlosin” është fakti se ai ka qenë personi që është kujdesur për të futur lëndën e parë të kokainës në Shqipëri dhe për gjetjen e tregut për shitjen e kësaj lënde narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?