“Xibraka”/ Krimet e Rënda, 10 vite burg nipit të Enver Hoxhës
Gjykata për Krimet e Rënda ka përfunduar sot shqyrtimin e çështjes për “laboratorin e Xibrakës”.
Sakaq trupi gjykues ka dhënë edhe dënimet për 9 të pandehurit:
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
13 vite burg për Genci Xhixhan
11 vite burg për Gentjan Gjonaj
12 vite burg për dy kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno
11 vite burg për Kelmend Dalipin
13 vite burg për Sajmin Batkun
Zbulimi i laboratorit u bë i mundur pas hetimeve që zgjatën disa muaj.
Nga të dhënat rezulton se droga mbërrinte në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine e përzier me vaj palme dhe, në laboratorin e drogës në Labinot, bëhej ndarja e saj.
Më pas droga kishte si destinacion vendet e Europës.

