Yahoo do të shitet për 4.83 miliardë dollarë
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 11:35
Kompania Verizon do e blejë “Yahoo” për 4.83 miliardë dollarë, duke i dhënë fund kështu një epoke për një kompani që dikur e definonte internetin, shkruan Associated Press.
Lajmi për shitjen është raportuar të hënën, duke u bërë kështu shitja e dytë që Verizon e siguron të një kompanie të madhe që tani është në rënie e sipër. Vitin e kaluar Verizon e bleu “AOL” për 4.4 miliardë dollarë.
Marrëveshja pritet të finalizohet në çerekun e parë të vitit 2017.
KOHA JONË SONDAZH

