Yjet për virusin? Astrologia: Lajme të mira për botën. Shqipëria nga nesër…
Shpresa për një të nesërme më të mirë është e madhe, pasi pandemia e Covid-19 ka prekur deri më tani në të gjithë botën mbi 1 milion njerëz dhe mbi 35 mijë viktima. Shqipëria ka 304 të prekur dhe 16 viktima. Muaji prill duket se do të jetë vendimtar për ecurinë e koronavirusit. Asteologia Meri Gjini jep lajme të mira. Ajo thotë se pas datës 26 prill ato që kanë ndodhur në aspektin shëndetësor do të ”sprapsen”, kurse për Shqipërinë do të kemi lajme të mira prej ditës së nesërme.
“Uroj që të gjithë të jeni mirë me shëndetin dhe gjendjen emocionale, me mendimet, me emocionet, me raportet me njerëzit. Ka qenë një periudhë që testuam veten dhe na dha mundësinë të jetojmë nga fillimi gjërat që na lidhin me shtëpinë. Është një testim në fakt edhe për raportet në çift. Nesër do të dalin në sipërfaqe a ia kemi dalë në raport me këto testime. Gjëja e parë që dua të them është të duam njerëzit, të lëmë debatet apo sherret dhe nga nesër ti duam edhe më shumë të tjerët”.
Nga ana tjetër, Gjini thekson edhe se ”Nga data 6 deri në 12 do të jemi më të lirë në kuptimin e bukur të fjalës. Përsa i përket kësaj problematike në shkallë botërore ( koronavirusit) që është një cështje serioze, kemi një lajm të gëzuar në 26 prill do të vjerë një lëvizje mbrapsh, nje regres, përsa i përket gjërave të shëndetit, nga dita e nesërme në vendin tonë do të ketë një lehtësim të situatës”.