Skenari i kryeministrit Rama për të sjellë dhjetëra mijëra punëtorë nga Afrika dhe Bangladeshi
Nga Herion Mesi-
Kryeministri Rama ka deklaruar se nëse fiton me 25 prill do të fillojë një politikë të re punësimi; pra do të sjellë dhjetra mijëra punëtorë nga Bangladeshi, nga Afrika apo edhe nga India.
Ky plan i kryeministrit Rama është skenuar nga oligarkët të cilët nuk duan punëtorët shqiptarë, të cilët me të drejtë kërkojnë paga me të larta dhe të drejta në punë. Ndërsa punëtorët nga Bangladeshi kanë kërkesa diku te 80 dollarë në muaj (100 mijë lekë të vjetra) dhe nuk flasin për të kontrata pune apo pagesa të sigurimeve shoqerore.
Ndaj Kryeministri Rama e deklaroi këto ditë në një takim me sipërmarrësit shqiptarë se “shqiptarët janë dembela e merren vetëm me thashetheme, ndaj do marrim punëtorë nga Afrika, Bangladeshi dhe nga India”. Kjo është një politikë në bashkëpunim me disa shtete të huaja, e pse jo edhe me kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat e kanë biznes kryesor në qindra milionë euro, këtë punë. Ndaj duhet një qeveri në Europë që t’ju hapi dritën jeshile dhe ata janë gati me anije, tragete apo avionë ti sjellin në Tiranë nga Afrika apo Bangladeshi.
Kjo shpjegon se pse qeveria ka nxitur emigrimin e rinisë shqiptare dhe ka boshatisur vendin nga të rinjtë profesionistë apo edhe nga specialistët që kanë studiuar jashtë shtetit e që u kthyen me shpresën e mirë për një shtet demokratik, social. Kryeministri Rama punon me një strategji djallëzore që të sjellë në Tiranë sa me shumë të huaj nga Afrika.
Së pari iu plotëson interesat oligarkëve të cilët kursejnë dhjetra milionë euro dhe së dyti sjellë emigrantë afrikanë, të cilët me pas iu jep nënshtetsinë duke i patur si votues pro tij që të rrijë si presidenti turk sa me gjatë në pushtet.
Në thelb kjo që ka bërë Rilindja dhe po planifikon për pas 25 prillit, nëse fiton (ndonëse gjasat janë 1 me 1 milion) mbetet shkombëtarizuese.
Nuk kemi asgjë ndaj njerëzve me ngjyrë, por pas 10 viteve i bie që të pyesim nëpër Tiranë dy persona nga Afrika apo nga Bangladeshi se ku ka shtëpinë një i bardhë!
Ndaj, seriozisht, duhet që qytetarët të ndergjegjsohen për të votuar partitë apo partinë, e cila do jetë më e mirë se sa kjo që po bën Rama në këto 8 vite.
E theksojmë se nuk kemi asgjë kundër ardhjes së emigrantëve të huaj në Shqipëri, pasi edhe vetë si shqiptarë jemi popull emigrant, por kjo që ka në mendje e në plan Edi Rama me 10 apo 15 biznesmenë, që largojnë kastile rininë shqiptare nga Atdheu që ta mbushin vendin me afrikanë, etj vetëm që të rrisin fitimet e tyre personale, është kriminale dhe antikombëtare.
Qeveria e re e pas 25 prillit duhet të ketë prioritet rininë shqiptare, që ti mundësojë shkollimin e ta punësojë, e cila të jetojë e garantuar në Shqipëri dhe të rrisë integritetin e vendit kudo në botë.
Në Shqipëri ka mijëra të rinjë të aftë, të dashuruar me vendin, por që mezi jetojnë nga shtrenjtësia e jetës dhe mungesa e punësimit apo që rropaten nga padrejtësitë e sistemit dhe të partisë-shtet. Ndaj shteti, qeveria e shoqeria duhet të ketë prioritet rininë, natyrisht pa harruar të gjitha shtresat apo kategoritë sociale.
25 prilli ka nevojë për të gjithë për ndryshim, por veçanërisht për votën e rinisë mbi 18 vjeç.
Ata duhet të votojnë që të mundësojnë një shteg të ri për jetën e tyre, për një Atdhe me të mirë për ta.