Ylli Manjani, Ramës: Historitë me fallxhorë tregojua plakave të Surrelit

Nga Ylli Manjani -Mora vesh që Kryeministri, në opinion paska thënë që shkrimin në Bild e kam bërë unë.

Jam i shtrënguar të deklaroj se ky pohim publik i Kryeministrit është i gënjeshtërt.

Ashiqare madje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di nga buron nevoja për të gënjyer, nga mllefi që ka me mua, nga përmbajtja e atij shkrimi apo nuk di më të lexojë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Po fundja ç’rëndësi ka arëryeja përse gënjen.

Fakt është që ai artikull është shkruar nga Peter Tiede dhe jo nga unë.

Fakt është që unë jam cituar për deklarime të hershme të miat, në atë shkrim vetëm me tre fjali.

Nëse ato tre fjali janë ende të pagëlltitshme nga Kryeministri, ky është problem i tij, jo imi.

Mjerim i madh duket, kur Kryeministri lë çdo punë e shpik skenare me shkrime gazetash.

Sidoqoftë, prap po pyes: pse Bild zgjodhi të më citojë mua dhe jo Kryeministrin bie fjala?

Ai flet më shumë se unë…

Dhe me në fund, meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të Surrelit, në ja pranofshin edhe ata, jo mua!

Mendimi dhe fjala ime janë të miat, si gjithmonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?