Ylli Manjani: Tifozllëku politik nuk është drejtësi
Nga Ylli Manjani
Edhe njëherë po ua përsëris, nuk jam unë ai që ka ndryshuar mendimin kritik mbi drejtësinë dhe mungesën e proçesit të rregullt.
Kam nja 10 vite e kusur që them të njëjtat gjëra. Për arrestin e ekzagjeruar me burg, për proçese të parregullta e akuza të sforcuara. E kam bërë këtë sepse menyra ime e të menduarit është si e një avokati, pra kritike.
Nuk po llogaris këtu vitet e kontributit tim direkt në politikë dhe detyra publike, ku edhe atje kam menduar e jam shprehur si avokat jo si militant.
Nëse të kesh mendim kritik e ta artikulosh atë të bën avokat të krimit, ashtu qofsha! Unë avokat jam dhe avokat kam qenë edhe kur se kam ushtruar profesionin aktivisht. Nëse tezat dhe kritikat e mia quhen krim, atëhere jam dhe avokat i këtij “krimi”.
Por unë nuk heq dorë prej tyre sepse i besoj ato. I artikuloj gjithmonë, ka apo jo rast konkret.
Ata që keni ndryshuar jeni ju që më gjykoni mua sipas interesit tuaj militant.
Kur tezat e deklarimet e mia publike u kanë shkuar për shtat na lavdëronit deri në neveri. Kur të njëjtat teza e deklarata i pëlqejnë kundërshtarit tuaj, u dukem “i shitur” dhe që kam ndryshuar!
Kontrolloni veten, pash hatrin e zotit e mos na neverisni pafund se s’ua kam borxh!
Jeni ju që ndryshoni në këto gjëra, jo unë! Ndryshoni sipas tifozllëkut politik idiot.
Imuniteti, arresti, akuzat me kallëzime politike, kontrollet e përgjimet kuturu, përhapja e të dhënave hetimore në media, gjyqet popullore etj, etj, etj, janë teza që i kam artikukuar gjithmonë. Njësoj. Me të njëjtin ton. Modestisht si unë askush tjetër, për nga konsistenca e deteminizmi.
Si për Berishën ashtu edhe për Ballukun. Njësoj edhe për të gjithë të tjerët. Për rastin Beleri jam shpallur konsensualisht armik i kombit… hahahahaha.. Në fakt jam armik i kombit patr-idiot.
Por e kam bërë këtë gjë edhe për raste rutinë që s’kanë akses në media, sepse ato janë prova publike e tezave të mia kritike të artikuluara.
Nuk u pëlqen, ose u pëlqen juve sipas interesit militant, është punë për ju. Për ndryshimet tuaja (hormonale politike) nuk u kam unë asnjë borxh.
Kurse sharësve, e dinë vetë ata…
KOHA JONË SONDAZH

