Ylli Manjani: Trump dhe Putin drejtojnë botën! Nuk ka NATO pa ushtrinë amerikane, Ukraina do copëtohet….

Nga Ylli Manjani-

Pra, si përfundim:

  1. Rusia mori çfarë deshi. Mori atë për të cilën luftoi jo pa kosto ushtarake. Pra fitoi Putini!
  2. Amerika është e vetmja që shuan konflikte. Por në këtë rast merr përsipër garantuesin ushtarak se Rusia nuk do marrë më territore të tjera në Ukrainë. Fitoi edhe Trumpi sepse premtoi mbylljen e konfliktit.
  3. Europa, që ka harruar të luftojë, bën dekorin e skenografisë të humbësve, me kosto ekonomike të tmerrshme. Detyra e vetme e Europës është të bëhet mburojë diplomatike për aktorin Zhelenski, që të mos e shqyejnë të vetët. Fitojnë udhëheqësit mediokër të BE që luajnë me porta të vogla.
  4. Ukraina po shkon drejt destinacionit të paracaktuar të saj: shpërbërja në 3 ose 4 pjesë. Njëra pjesë i shkoi tashmë “pronarit”, Rusisë…
  5. Asnjë konflikt nuk zgjidhet me bojkot, as me izolim por me bisedime. Takimi dhe biseda me Putin ishte fillimi i zgjidhjes dhe jo injorimi i tij. Injorimi çon llogore lufte dhe jo ura paqeje.

Gjithmonë kështu ka ndodhur dmth. Kryeministri britanik Winston Çërçill u ul me diktatorin Stalin kur ndan kufinjtë e pas luftës, ndaj s’ka asnjë llogjikë ku të rrijë qëndrimi injorues i kryeministrit Kir Starmer ndaj Putinit sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më këtë rast u konfirmua se:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Nuk ka NATO, por thjesht ushtri amerikane. Maksimumi i NATO-s politike ka përbërjen e shteteve që ishin dje prezent në Shtëpinë e Bardhë.
  2. OKB nuk i duhet as dreqit. Për herë të parë nuk u citua as për kortezi në këto bisedime për zgjidhje konflikti.
  3. Gjykata e Hagës po të mos ketë në proçes Hashin Thaçin me shokë, është realisht pa punë se fuqi s’ka e s’ka. Putin ashtu si Natanjahu i kanë lënë targën kësaj gjykate… Vetëm shqiptarët i besojnë juridiksionit të asaj gjykate.

Kujdes! Edhe kodi i ri penal i Shqipërisë ka një nen që sugjeron që ligji ynë penal të pranojë juridiksionin e Hagës!!!

Kësaj i thonë të bësh “ishshsh” pa patur pula. Se çfarë duhet kjo gjë në Kodin e ri Penal?!

Ndërkohë bota po shkon drejt sovranizmit klasik.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?