Ylli Shehu: Fatmir Mediu ta marrë me qetësi dhe dashuri situatën e krijuar
Ylli Shehu iu është përgjigjur akuzave të Fatmir Mediut, pas largimit të tij nga PR te LSI.
Ai e ka bërë këtë gjë duke përdorur shprehjen e Ilir Metës, duke i thënë Mediut që ta marrë me qetësi dhe dashuri situatën e krijuar.
“Nga deklarata që kishte bërë Mediu që nëse PD nuk kandidon zoti Duka në Durrës, ne do të dalim të vetëm në 61 bashki, unë aty e mora këtë iniciativë, që jam i gatshëm të shkoj unë në Kukës, zoti Duka në Durrës, edhe kandidatët e tjerë ishin të gatshëm.
Dhe këtë tërheqje të Mediut nuk e mora vesh sot e kësaj dite. Unë i them Fatmir Mediut ta marrë me qetësi dhe dashuri, se s’ka çfarë të bëjë tjetër tani.
Nëse ka një njeri që i ka dalë borxhit, ai jam unë. Unë jam djalë i ri dhe i kam dalë borxhit siç i dalin burrat.
Ai mund të flasë si të dojë, por unë do mbaj rezervat e mia. Unë e konsideroj si mik, pavarësisht se si mund të flasë ai”, tha Ylli Shehu i kontaktuar nga Panorama.