FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yuri Kim homazhe për Bashkim Finon te Pallati i Kongreseve

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID.

Më herët gjatë ditës së sotme, ambasada amerikane i ka shprehur ngushëllimet familjes Fino. Përmes një deklarate, selia diplomatike amerikane në Tiranë shkruan se Bashkim Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij.

Bashkim Fino u nda nga jetë orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria ka shpallur sot ditë zie kombëtare./abcnews.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?