Yuri Kim komenton letrën e Trump për Ramën: Presidenti e falënderoi për refuzimin e praktikave abuzuese të Kinës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar letrën që Presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgonte kryeministrit shqiptar, Eid Rama.

Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se letrën e Trump ia ka dorëzuar vetë ajo Ramës, në të cilën Presidenti i SHBA i kërkonte kryeministrit shqiptar të bashkohej me Amerikën për zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jerusalem.

Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, shkruan ambasadorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?