Yuri Kim: “Spin doktorët” po keqinterpretojnë pikëpamjen e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me keqkuptimin e fjalës së saj në konferencës së parë kombëtare anti-korrupsion në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se “spin doktorët” po punojnë shumë, duke keqinterpretuar pikëpamjen e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, dhe fton qytetarët që të lexojnë fjalën e saj.

”Edhe një herë, “spin doktorët” po punojnë shumë, duke keqinterpretuar pikëpamjen e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ja çfarë thashë në të vërtetë – ju lutemi lexoni dhe gjykoni vetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?