Yuri Kim vizitë në burgun e Spaçit: Kjo ligësi të mos ndodhë më
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, së bashku me disa ambasadorë të tjerë vizituan sot kampin e burgut politik të Spaçit. Kim duke shprehur falënderime për ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître dhe ambasadores së Suedisë, Elsa Håstad për organizmin e vizitës së sotme, thotë se ky vend përbën dëshmi të ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit.
“Iu bashkova disa ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë, nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” së Enver Hoxhës dhe komunizmit”, tha ambasadorja Kim.
Po ashtu ambasadorja Kim tha se Spaçi duhet të ruhet si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë sërish.
View this post on Instagram