Yuri Kim vizitë për herë të parë në Kukës

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici priti sot në një takim ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. “Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Kukësi, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jetë prioriteti ynë”, tha Gjici.

“I tregova ambasadores Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion shqiptarë të Kosovës”, tha Gjici. Në një prononcim për mediat, u shpreh se në takim me ambasadoren Kim u preken disa tema që i përkasin bashkisë Kukës.

”Diskutuam për aeroportin se çfarë zhvillimi dhe impakti do i jap bashkisë Kukës dhe jo vetëm. Ambasadorja ngeli shumë e kënaqur kur folëm për historinë e luftës së Kosovës dhe pritjes së kosovarëve në Kukës. Ajo do të bëjë një vizitë edhe te Pallati i Kulturës, që shumë projekte janë bërë me financimin e SHBA-së, po ashtu do të vizitojë edhe muzeun. Ne dolëm në ballkonin e bashkisë për të parë sheshin ku janë pritur 1 milionë kosovarë. Diskutuam edhe disa tema të tjera. Ambasadorja do të vijë sërish në Kukës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?