Zagani pyet Tahirin: Aparatura e përgjimit do punojë për…
I ftuar në emisionin ”Opinion”, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po flet për deklaratën e sotme dhe për sulmin. Por, ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka postuar një pyetje në facebook për Tahirin. Nuk dihet nëse ish-ministri do ti përgjigjet kësaj pyetje.
”Nga e mori informacionin oficeri i Policisë i antidrogës Vlorë, kur lajmëronte Habilajt se në Vlorë do të vinin oficerë të SHISH enkas për ta? Kjo strukturë e posaçshme përgjimi sot punon për llogari të Ministrisë së Brendshme apo do të licensohet te Media Zëri i Popullit?”,-shkruan Zagani në facebook.
Postimi i Zaganit
A do ketë një përgjigje live për këtë….!
“A është përdorur për të dekonspiruar SHISH aparatura e përgjimit “IMCI-CATCHER” në momentin e zbulimit të sajë nga skanimi i NATO-s, në territorin e Shqipërisë përpara Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s në Tiranë? Nga e mori informacionin oficeri i Policisë i antidrogës Vlorë, kur lajmëronte Habilajt se në Vlorë do të vinin oficerë të SHISH enkas për ta? Kjo strukturë e posaçshme përgjimi sot punon për llogari të Ministrisë së Brendshme apo do të licensohet te Media Zëri i Popullit?”

KOHA JONË SONDAZH

