Zaganjori: Një shtet pa siguri, jo më i mirë se diktatura

Atentat me tritol në Tiranë shkaktuan tronditjen e shoqërisë.

Eshtë ky komenti që bëri Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në lidhje me shpërthimet terroriste, ndërsa apeloi për lënien mënjanë të akuzave politike ndaj ngjarjeve të tilla. Zaganjori tha se një shtet që nuk arrin të garantojë sigurinë për qytetarët e tij nuk është më mirë se sa diktatura.

“Një nga detyrat e shtetit është siguria dhe ne jemi qytetarë, jo vetëm gjyqtarët apo prokurorët. Si media dhe ne jemi nën presionin e punës, këto fenomene e kanë tronditur shoqërinë, lufta ndaj krimit është esenciale për shtetin. Një shprehje thotë se një shtet që nuk është në gjendje të garantojë minimum të rendit dhe qetësisë, nuk është më e mirë se diktatura”, tha Zaganjori.

Kreu i Gjykatës së Lartë u shpreh gjithashtu se situata të tilla nuk duhet të shërbejnë për tu kthyer në objekt akuzash dhe kundëakuzash, por se politika duhet të bashkëpunojë për të shmangur ngjarje të tilla tronditëse. “Duhet bashkëpunim mes vetë politikës. Krimi nuk ka ngjyrime, kërkon bashkëpunim dhe mes mekanizmave të shtetit”, përfundoi Zaganjori.

SHKARKO APP