Zaloshnja: Ilir Meta, njeriu i konsensusit të madh. Mesi i artë i politikës

Analisti Eduard Zaloshnja tha sot në emisionin “Opinion” se nëse sot ka një marrëveshje politike dhe nuk rrezikohet stabiliteti i vendit, kjo është vetëm falë Ilir Metës.

Zaloshnja deklaroi se gjithë procesi i negociatave deri në momentin e fundit u udhëhoq me kërkesë dhe insistim personal të tij, madje edhe duke rrezikuar pozitat e veta në raport më ndërkombëtarët.

“PS erdhi paradite në seancë me idenë për ta votuar në mënyrë të njëanshme. Ishte Meta ai që deklaroi se duhet konsensus dhe shpjegoi se çfarë rreziku kishte kalimi pa konsensus. Tha se reforma do rrëzohej nga PD në Gjykatën Kushtetuese nëse kalonte me 94 vota. Tha nuk do kishte stabilitet politik me PD-në jashtë Kuvendit dhe mbi të gjitha statusi nuk do të merrej nëse kishte këtë krizë politike. Konsensusi u arrit falë Metës. Ishte njeriu që çoi palët drejt konsensusit madje edhe kur SHBA-të deklaroheshin pro votimit të njëanshëm. Kjo do të thotë se Meta është mesi i artë i politikës dhe i hap rrugën atij të bëjë koalicion në zgjedhjet e ardhme me kë forcë politike të dojë”,- tha Zaloshnja në “Opinion”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/opinion.al/videos/10153846269022198/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?