Zaloshnja tregon sondazhet: Pse njerëzit e duan dhe votojnë Ramën kur kanë pakënaqësi

Këtë mbrëmje të së hënës, analisti Eduart Zaloshnja, ka treguar sondazhet e realizuara gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ku ka treguar se shumë prej tyre janë të pakënaqur me luftimin e krimit dhe korrupsionit. Në studion e Top Story, ai shtroi pyetjen se pse ky elektorat i zhgënjyer vazhdon ta dojë dhe ta votojë Edi Ramën.

“Rama mbetet tek kuota e veta tek 800 mijëshi. Një elektrat edhe pse i pakënaqur, është shumë vështirë të shkëputet nga PS dhe lideri. Mga 2009 e deri më sot, 41% e banorëve të banorëve kanë votuar për koalicionin e Edi Ramës. Rrallë qëndron të bie shifra. Koalicioni i tij ka marrë ose 40 ose 41% të banorëve të rritur. Nga opozita, ka pasur përthyerje. LSI ka qenë e paqëndrueshme.

Pse këta njerëz të pakënaqur e votojnë dhe e duan Edi Ramën. Duhen gjetur rrënjët, mbase i kanë prejardhjet komuniste. Është me vërtetë çudi. Kjo nuk është vetëm në nivel makro. Unë kam bërë analiza në qendra të veçanta votimi. PS merr 220, 223, 212 vota në qendrën time të votimit rregullisht.

Në lagjen time kanë vdekur 20 veta nga zgjedhje në zgjedhje, pro votat janë zëvendësuar. Rama në kaq vite merr 800 mijë vota, nuk bie poshtë pavarësisht pakënaqësive. Ti si opozitë mendo sit ë do të kalosh këto shifra”.

SHKARKO APP