Zbardhen 16 raste vjedhjesh biznesesh në Tiranë, vihet në pranga një i ri
Zbardhen 16 raste vjedhjesh biznesesh në Tiranë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Cases”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë’, informon policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.