FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhen biseda për sulmin në Komisariatin nr. 3

Mesazhe të publikuara nga një grup komunikimi në aplikacionin Telegram tregojnë se zhvendosja e protestuesve drejt Komisariatit nr. 3 dyshohet të jetë diskutuar më herët mes disa pjesëmarrësve të organizimit të protestës.

Sipas këtyre komunikimeve, disa individë kanë shkëmbyer ide mbi mënyrën se si turma mund të drejtohej drejt komisariatit ku ndodheshin 21 të arrestuarit pas protestës së 2 korrikut pranë Kuvendit. Në mesazhe përmendet edhe referenca për institucionin ku mbahen të ndaluarit, duke diskutuar mundësinë e shkuarjes aty me qëllim lirimin e tyre.

Në disa prej bisedave, përdoren shprehje që sugjerojnë veprime të forta, si bllokimi i rrugëve ose afrimi i drejtpërdrejtë drejt institucionit, duke argumentuar se numri i madh i pjesëmarrësve mund ta bënte të mundur një veprim të tillë. Ndërkohë, në komunikime të tjera shfaqen edhe qëndrime më të kujdesshme, ku disa pjesëmarrës theksojnë shmangien e dhunës dhe distancimin nga individët që mund të nxisin veprime të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në mesazhe ka edhe thirrje për rritje të presionit ndaj institucioneve përmes protestës, duke përfshirë bllokimin e akseve rrugore apo forma të tjera të qëndresës qytetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Publikimi i këtyre bisedave vjen pas incidenteve të regjistruara pranë Komisariatit nr. 3, ku një grup protestuesish shkaktuan dëme në ambientet e godinës dhe tentuan të hynin brenda saj. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, ndërsa gjatë përplasjes u raportua edhe për një efektive të lënduar.

Këto komunikime kanë ngritur dyshime se lëvizja drejt komisariatit mund të mos ketë qenë plotësisht spontane, por e diskutuar paraprakisht në grupet e komunikimit të përdorura nga disa prej pjesëmarrësve të protestës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?