Zbardhen bisedat telefonike të Klemend Balilit

Dosja: Bisedat me telefon vetëm pas orës 23:00 të natës deri në orët e para të mëngjesit

Zbardhen një pjesë e bisedave që Klemend Balili ka bërë për trafikun e drogës me bashkëpunëtorët e tij greke dhe skafistët shqiptar. Sipas këtyre bisedave rezulton se Balili përdorte numrat e telefonit për bisedat për drogën vetëm pas orës 23:00 të darkës deri në orët e para të mëngjsit. Këto biseda rezultojnë edhe gjatë datës 4 deri 7 Maj 2016 kur edhe u trafikuan rreth 679 kg hashash me skaf nga Shqipëria në Greqi.

Klemend Balili, tashmë i shpallur në kërkim, përdorte telefonin celular vetëm pas orës 23:00 të natës, për të komunikuar me bashkëpunëtorët e trafikut të drogës në Greqi.
ABC News ka arritur të siguroi kopje të disa bisedave të përgjuara nga autoritet greke, të dy numrave të telefonit që kishte në përdorim Balili.

Nga zbardhja e këtyre bisedave, duket qartë që komunikime ka pasur gjatë periudhës 4 deri 7 Maj të 2016, biseda që kryeshin vetëm pas orës 23:00 të natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuasje të gjitha bisedat e bëra me bashkëpunëtorët e tij në Greqi, janë pas mesnate, sidomos për organizimin dhe nisjen e skafit të mbushur me rreth 679 kg hashash drejt Greqisë mesnatën e 6 Majit 2016, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bisedat me dy skafistët shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj tashmë të arrestuar në Greqi, Balili i instruktonte për rrugën që do ndiqnin në det për tu ankoruar në brigjet e Sarandës për tu ngarkuar me hashash.

Biseda e parë, rezulton e kryer rreth orës 23:00 të darkës, kur edhe e njofton për kohën e ankorimit në njërin nga gji-t e sarandës ku e prêt mjeti me hashashin.

Pas ngarkesës, Balili rezulton se e kontakton rreth orës 02:00 pas mesnatës përsëri Petro Dalanaj, duke porositur që të ketë kujdes me zhurmën dhe ndriqimin në skaf kur të largohet nga bregu për tu nisur drejt vendeve ku nuk mund të pikaset nga policia kufitare.

Bisedat janë të shpeshta pas kësaj ore, deri në momentin që rreth orës 04 të mëngjesit të datës 5 Maj, skafistët shqiptar e sigurojnë shefin e tyre në Sarandë, Klemend Balilin se skafi është fshehur në vendin e përcaktuar.

Më pas, ditën e neserme, pikërisht më datën 6 Maj 2016 pas mesnate Balili përsëri rezulton se komunikon me skafistët e tij, duke i porositur për rrugën që do ndiqnin drejt ishullit të pabanuar greke, ku e prisnin bashkëshpunëtorët e tij të rrjetit të trafikut të drogës.

Sipas këtyre materialeve, bisedat mes tyre janë të shpeshta deri në mëngjesin e hershëm të datës 7 Maj ku skafistët dorëzojnë mallin te pala greke, ku prisnin 4 punonjësit e biznesmenit greke Georgios Alyfantis.

Një ditë më pas, ndërhyjnë policia duke arrestuar të gjithë grupin në Greqi dhe shpall në kërkim biznesmenin sarandiot Klemend Balili.

Ky i fundit, sipas autoriteve greke, që në momentin e arrestimit të bashkëpunëtorëve në Greqi, nuk i ka hapur aparatet celular dhe numrat me të cilët bisedonte me shtetasit greke e skafistët e tij tashmë të arrestuar./ABC News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?