Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në Postribë, nëna me fëmijët sapo ishin kthyer nga Gjermania
Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Postribë ku si pasojë e zjarrit humbën jetën nëna dhe dy fëmijët. Në vendngjarje janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzinë. Dyshohet se në banesën e cila u shkrumbua me tre personat brenda, ka pasur edhe shpërthime.
Bleona Çelaj, 24 vjeçe, humbi jetën së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 4 vjeç. 24-vjeçarja dhe dy fëmijët ishin kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen. Ndërhyrja e zjarrfikëses është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Deri tani, hetimet janë fokusuar në pistën e një zjarri aksidental, pa përjashtuar edhe pista të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

