Zbardhen kuotat e lira sipas fakulteteve në Tiranë
Pas fazës së parë dhe përfundimit të fazës së dytë, maturantët që ende nuk janë rregjistruan në një degë, kanë ende mundësi. Kjo sepse janë bërë publike kuotat e lira për në universitetet publike në vend.
Të gjithë maturantët që nuk kanë fituar deri më tani, sipas udhëzimit kanë vetëm dy ditë kohë për të bërë regjistrimet.
Edhe në dy nga degët më të kërkuara, Mjekësi e Ekonomik ka vende bosh. Tek Fakulteti i Ekonomisë kanë mbetur bosh 776 vende nga 1178 kuota ndërkohë që tek Fakulteti i Mjekësisë të lira janë 26 vende nga 888, që është numri i pranimeve. Po ashtu, Drejtësia ka 168 kuota të lira.
Gjithashtu 317 vende bosh kanë mbetur edhe në Fakultetin e Histori-Filologji.
Shkencat e Natyrës kanë 973 kuota të lira
Shkencat Sociale kanë 402 kuota
Gjuhët e Huaja kanë 483 kuota të lira.
Fakulteti Histori- Filologji ka gjithashtu 317 kuota të lira.
KOHA JONË SONDAZH

