Zbardhen përgjimet. Bisedat e Arben Frrokut pas vrasjes së Dritan Lamajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar si prova në gjyqin kundër Arben Frrokut edhe dy biseda telefonike që ai ka zhvilluar me të afërm të tij pak orë pas ekzekutimit të kryekomisar Dritan Lamajn, natën e 12 shkurtit të vitit 2013. Në bisedën e parë, të regjistruar në orën 22:00 Frroku flet me të afërmin e tij, Sokol Frroku, i cili po e priste në Selanik. Frroku gjendet në territorin grek kur i kërkon të bleje 12 shishe ëhisky për ta festuar. 12 ishin edhe plumbat e qëlluar ndaj kryekomisar Lamajt në rrugën Vasil Shanto, në Tiranë. Në bisedën e dytë bëhet fjalë për një telefonatë të Sokol Frrokut me Grand Frrokun, djalin e të akuzuarit për vrasjen e Lamajt. Sokoli i konfirmon atij se babai kishte mbërritur në Selanik. Pak orë më pas, Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, do të arrestohej në një hotel në Selanik, ku iu gjetën armë, kokainë e pije alkoolike.

PËRGJIMI I PARË

06920xxxx (numri i të pandehurit Arben Frroku, por fillimisht bisedën e fillon dëshmitari Jak Jaku)

– O Cac

003069xxxx (numri celularë i Sokol Frrokut) – hee

06920xxxx – Ku jeni bre

003069xxxx – Ku jeni eee

06920xxxx – Për nji ore e gjys maksimumi më ke en..ban gadi uiskit, kolat se erdhëm për luftë… E na blej noj shishe uiski e noj kavo se t'i jep lekët Beni.

003069xxxx – Hajde Hajde

06920xxxx – Xhoni të zi …merr edhe nonje te kuq se mos pim shum

003069xxxx – Hajde Hajde

06920xxxx (telefonin e merr i pandehuri Arben Frroku) – Na i merr nja dy trembëdhjetë shishe uiski e cola…

003069xxxx – Dy trembëdhjet shishe ( qeshin….)

06920xxxx – Nja a dy…ti merr sa të dush e t'i pimë atje mren… (qeshin….)

003069xxxx – Hajde

06920xxxx (telefonin e merr dëshmitari Jak Jaku) – Hajt se t'i japim lekët na, po Beni me tha

003069xxxx – Hajde Hajde

06920xxxx – Hajde ciao

PËRGJIMI I DYTË

 

003069xxxx ( dëshmitari Sokol Frroku) – He dadi

0692053xxx (dëshmitari Grand Frroku) – He mo plak ca bane

003069xxxx – he ca po bani

0692053xxx – hic mire

003069xxxx – Koli jam

0692053xxx – E di se jam tuj te ngju

003069xxxx –Erdhen kto ktu, jena ktu me ate.

0692053xxx – Shum mir shum mire… po ato xhaxhi Besniku, Goni, Vlashi jane atane atje vetem une jam ne levizje.

003069xxxx –Mire mire, s'ka problem more burre (flet me personat qe ka prane) po pra te tan, thone jane atje… ( e pyet dikush qe eshte prane) Kush; Vlasha, Gona (qeshin). Po c'pune kane more te shkretet, ane ata gjynaf. Po Silloja? Eee

 

Personat e përmendur nga Grand Frroku janë të gjithë të shoqëruar në polici dhe vetëm ai është i lirë. Kjo ishte edhe mënyra për t'i treguar të atit se policia i kishte marrë pasi dyshonte se vrasësi ishte një nga fisi Frroku.

SHKARKO APP