Zbardhet atentati në mesnatë në Tiranë, arrestohen dy të rinj, por ikin autorët kryesorë. Ja emrat

Është zbardhur edhe ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku në rrugën “Sabaudin Gabrani” mbetën të plagosur 2 persona.

Sipas policisë rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.

Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe  E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy të rinjtë me inicialet M. Gj., 25 vjeç dhe Xh. V., 25 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe J. G., 27 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.

Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit:

Jurgen Shakri 25 vjeç banues në Tiranë

Xhenis Vrapi  27 vjeç, banues në Tiranë

për veprën penale ” Moskallëzim i krimit”.

Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?