Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të Esmeraldit: Më dha 2 milionë lekë të vjetra
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Shënavlash në Durrës, ku 30-vjeçari Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe më pas e hodhi në një pus.
Si bashkëpunëtor i krimit është arrestuar edhe shoku i 30-vjeçarit, Edison Brahaj, i cili ka treguar para hetuesve si ka ndodhur ngjarja.
Ai tregon se Esmerald Balla i ka dhënë 2 milionë lekë të vjetra për ndihmën e dhënë, nga të cilat vetëm 145 mijë lekë të reja janë gjetur në banesën e tij nga uniformat blu.
“Kam qenë larg në momentin që e ka qëlluar me armë babain. E kemi lënë trupin e pajetë në ferra në vendin e ngjarjes, pastaj në darkë e kam ndihmuar. E kemi futur në furgon dhe e dërguam te pusi. I hodhëm ca goma sipër trupit në pus që të mos dal nga uji. Më ka dhënë 2 milionë lekë të vjetëra”, mësohet të ketë thënë bashkëpunëtori i Esmerald Ballës para hetuesve./Opinion.al