Zbardhet dëshmia e Durim Bamit në polici: “Kam marrë porosi për të vrarë Doshin”

 

Durim Bami (në foto), personi që është shoqëruari prej mëngjesit të së martës në polici dhe që është përmendur si i dyshuari që kishte marrë porosinë për të kryer atentatin ndaj deputetit Tom Doshi duket se e ka pranuar këtë akuzë. Lajmin e publikon A1 Report që citon burime brenda policisë së shtetit.

Gjatë marrjes në pyetje bëhet e ditur se Durim Bami ka pranuar se është e vërtetë që ai ka marrë porosi për të eleminuar fizikisht deputetin Tom Doshi. Policia tregohet e rezervuar për të dhënë detaje të tjera rreth dëshmisë së Durim Bamit përballë hetuesve. Aktualisht ai cili ndodhet në ambientet e komisariatit Nr 5 në kryeqytet. Bami ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 00:30 dhe është ndaluar në automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit ndërsa është refuzuar kalimi tij Malin e Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Durim Bamin është lindur në fshatin Nikël të Krujës ndërsa jetonte në Fushë Krujë. Biznesmeni 46-vjeçar, një javë më parë ra pre e një atentati me minë të telekomanduar, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu pasi u çaktivizua nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Ky është personi që akuzohet se ka marrë porosinë për të eliminuar Doshin. Sipas këtij të fundit, porositësi është Meta ndërsa sipas Metës porositës është kunati i Berishës. Ende nuk është zbardhur fjala e Bamit për këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?