Zbardhet dëshmia e Skënderajt: S’kam lidhje me Bamin

Fatjon Skënderi ka dëshmuar për më shumë se 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me atentatin e pretenduar që ishte përgatitur ndaj Tom Doshit.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se Skënderi ka mohuar të ketë pasur njohje të afërt me Ilir Metën apo me Monika Kryemadhin.

Në dëshminë e Skënderit të dhënë për prokurorët e Krimeve të Rënda ai ka mohuar të ketë biseduar në lidhje me një atentat ndaj Tom Doshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam lidhje me personin që më ka implikuar në lidhe me atentin ndaj Tom Doshit” ka thënë Skënderaj për prokurorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas ka qenë prokurori i çështjes, Përparim Kulluri ai i cili ka thënë se hetimet janë duke shkuar mirë dhe do të ketë të tjera dëshmi.

“Hetimet janë duket shkuar mirë dhe do të ketë edhe të tjerë persona që do merren në pyetje”, ka thënë Kulluri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?