Zbardhet dëshmia, ja si u mbrojt para kolegëve prokurori Braho

Referuar video-skandalit transmetuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, prokurori Ardian Braho ka mohur akuzat ku në emër të tij, oficeri Fatos Lushi i mori një qytetari 18 mijë euro ryshfet.

Nuk kam asnjë lidhje me 18 mijë eurot e marra nga oficeri Fatos Lushi, në videon e publikuar në media. Oficeri ka përdorur emrin tim pa dijeninë time dhe për këtë arsye kërkoj të hetohet gjithçka, të dalë e vërteta dhe të mbajë përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi çdokush që është implikuar”.

Kështu u është drejtuar kolegëve të tij të Krimeve të Rënda prokurori i pezulluar nga detyra, Ardian Braho, raporton “Panorama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është marrë në pyetje në një seancë maratonë te Krimet e Rënda në lidhje me videon e emisionit “STOP”, ku oficeri Fatos Lushi merr 18 mijë euro nga një biznesmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?