Zbardhet dinamika e masakrës së Vlorës, sherri i nisur në kazino përfundoi me 3 viktima

 

 

Policia e Vlorës zbardh dinamikën e masakrës së ndodhur pak pas mesditës së 7 prillit në qytetin e Vlorës ku në mes të ditës u ekzekutuan 3 të rinj.

Për vrasjen e Haki Rakipit, emri i vërtetë Akil Hasanaj, 28 vjeç dhe 27 vjeçarit Alfred Velaj, dhe Albi Limajt policia ka ndaluar si autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarje 3 persona mes tyre dhe Aleksandër Llanaj i mbetur i plagosur. Të ndaluarit e tjerë janë Bertil Alliaj, Ani Begaj.

Masakra e cila i mori jetën 3 të rinjve, brenda 9 sekondave, e ka zanafillën në një sherr të nisur në kazino rreth orës 04:00 të mëngjesit të po asaj ditë.

Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj kanë qenë bashkë në një kazino në afërsi të portit të Vlorës, kur është konfliktuar me Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutaj. Në atë kohë Albi Limaj ka dalë të blejë një paketë cigare, por sapo kthehet Xhuliano Lutaj i rrefen çfarw ndodhi. Nëpërmjet Albi Limaj, vihet në dijeni edhe Aleksandër Llanaj i cili kishte shoqëri me tw dhe Lutajn dhe vendosin që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokal duke pirë kafe.

Më pas rreth orës 14:00 Albi Limaj së bashku me Aleksandër Llanaj janë marrë nga Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO , tek rreth rrotulli në Skelë dhe së bashku me Bertil Alliaj janë nisur në drejtim të lokalit.

Koha e vrasjes ka zgjatur vetwm 9 sekonda, gjatw sw cilws janë shtënë 13 plumba të kalibrit 99 mm

Nga automjeti tip BMW zbresin Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur Akil Hasanaj, (emri i mëparshëm Haki Rakipi), Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë Aleksandër Llanaj

Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMW X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Xhuliano është ndaluar në Berat ku ishte larguar po atë mëngjes si person që ka pasur dijeni për ngjarjen por pas dëshmisë është lënë i lirë.

Albi Limaj humbi jetën në spital.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga Policia e Vlorës informon se janë ushtruar kontrolle në 9 banesa, janë kontrolluar 14 automjete si dhe janë angazhuar rreth 50 forca policore.

Njoftim për Shtyp

Vlorë më datë 07.04.2015 rreth orës 14:00 në Policinë e Vlorës është marrë njoftim se në një lokal në lagjen “24 Maji” ka përplasje me armë zjarri. Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Policisë Vlorë.

Nga veprimet e para procedurale ka rezultuar se në lokalin e quajtur “Adore” në lagjen “24 Maji” janë gjetur 2 persona të pajetë të cilët janë identifikuar si shtetasit:

1- Akil Bilbin Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), vjec 29 i lindur dhe banues ne Vlore, lagja “1 Maj”.

2- Ardi Medin Velaj, vjec 27, (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) lindur dhe banues ne Vlore lagja “Partizani”, ku pranë tyre janë gjetur edhe 2 armë zjarri tip pistoletë;

ndërsa në rrugën përballë lokalit është konstatuar i plagosur rëndë shtetasi:

3- Albi Arjan Limaj, vjec 21, lindur dhe banues ne Vlorë lagja “Isa Boletini” i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë me autoambulancë por ka ndërruar jetë rrugës.

Falë një reagimi profesional policor dhe veprimeve të shpejta hetimore të Policisë Vlorë dhe është bërë i mundur që fillimisht të kapej në afërsi të spitalit dhe shoqërohej menjëherë për në ambientet e policisë së bashku me automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO, shtetasi Ani Begaj i cili dyshohej si i përfshirë në ngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një Grup i Posacëm Hetimor bnë bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë i cili mbas disa orë hetimesh intensive dhe veprimesh operacionale në terren të identifikojë kapë dhe arrestojë edhe shtetasin

4- Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë, i cili dyshohej gjithashtu si i përfshirë në ngjarje.

Si dhe të kapë dhe shoqërojë dhe pyesë në ambientet e policisë shtetasin:

5- Xhuliano ArtanLutaj, vjec 21, i lindur dhe banues ne Vlore lagja “Kushtrimi” në cilësinë e personit i cili ka dijeni rreth ngjarjes.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material 13 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:

Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen c’ka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.

Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velajdhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.

Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.

Nga automjeti tipBMË zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit “Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sa më sipër nga Policia e Vlorës u arrestuan në flagrancë për kryerjen e veprave penale te “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, prashikuar nga nenet 79/dh e 278/5 te Kodit Penal, shtetasit:

Aleksandër Batjar Llanaj, vjec 23, lindur dhe banues në Vlorë;

Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë

Ani Admir Begaj, vjec 19, lindur dhe banues ne Vlore lagja “Pavarësia”.

Bëjmë me dije se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga Policia e Vlorës janë ushtruar kontrolle në 9 banesa, janë kontrolluar 14 automjete si dhe janë angazhuar rreth 50 forca policore.

SHKARKO APP