Zbardhet dinamika/ Si u vra Elis Roshkodoli në Shkodër?

Dinamika e vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në Shkodër është zbardhur. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Isuf Sokoli”, ku Elis Roshkodoli ndodhej në një lokal dhe po pinte kafe. Autorët dinin çdo lëvizje të Roshkodolit dhe në momentin e vrasjes kanë shkuar në këmbë.

Teksa Roshkodoli ndodhej me një person tjetër dhe po pinin kafe, autori i vrasjes ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar. Drejt 36-vjeçarit janë lëshuar 18 plumba dhe arma e përdorur kishte silenciator, në mënyrë që të mos dëgjohej. Pasi e ka lënë të vrarë brenda lokalit, autori ende i paidentifikuar është larguar me vrap nga aty.

Më pas autorët dyshohet se janë larguar drejt Malit të Zi me një makinë me targa malazeze. Kërkimet për autorët po vijojnë në shtetin fqinj, por ka dhe mundësi që tëjetë i fshehur në rrethinat e Shkodrës. Ndërkohë që viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja.

SHKARKO APP