Zbardhet fatura e misionit shqiptar në Gaza, 4.1 milionë lekë për ushtar

PS dhe PD bashkuan votat dhe miratuan projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. ”Në operacion do të marrin pjesë deri në 40 efektivë të forcave të armatosur të Republikës së Shqipërisë. Detyrat e tyre do të përfshijnë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe të stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacione humanitare si dhe monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë”, tha zv/ministri i Mbrojtjes Enkelejdi Joti.

Pjesëmarrja e trupave shqiptare do të shoqërohet edhe me kosto për buxhetin e shtetit. Ushtarakët që marrin pjesë në operacion krahas pagës së tyre mujore do të marrin edhe një pagesë ekstra si dhe do të jenë të mbuluar dhe nga sigurimet e nevojshme. ”Në terma financiar kostoja për një ushtarak mund të arrijë në një tur gjashtë mujor të tij në vlerën 4 milionë e 1 mijë lekë”, tha nënkoloneli Florenc Mihali.

Praktikisht nëse në misionin paqeruajtës në Gaza do të angazhohen 40 ushtarakë për një periudhë 6 mujore kostoja në buxhet do të ishte mesatarisht 164 milionë lekë ose rreth 1.7 milionë euro. Jo të gjithë do të shkojnë që në fillim. ”Do dërgohet një personel për tre-katër vetë që do shërbejnë në shtabin e komandës, e cila do krijojë kushtet dhe do koordinojë për të dërguar pjesën tjetër në mision. Nuk do përfshihemi në detyra luftarake, por thjesht në detyra humanitare”, tha kolonel Ernest Resulaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2780 (65%)
Jo 1495 (35%)

Vota totale: 4275