FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet fjalimi i Trump në samitin me dyer të mbyllura të NATO-s

Presidenti Donald Trump ka siguruar liderët e vendeve anëtare të NATO-s se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e Aleancës Atlantike. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara, Trump u ka përcjellë aleatëve një mesazh mbështetës për angazhimin e Uashingtonit në strukturën e sigurisë euroatlantike. Sipas burimeve të cituara nga Reuters, presidenti amerikan është shprehur: “Ne duam të qëndrojmë me ju”.

Në takim, Trump ka deklaruar gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të vijojë furnizimin me armatime për vendet aleate. Sipas burimeve, ai nuk ka njoftuar ndryshime për marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit me Iranin dhe nuk ka ngritur çështjen e Groenlandës, një temë që më herët kishte shkaktuar debate me disa vende të NATO-s. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, Trump ka vlerësuar atmosferën e takimit, duke thënë se ishte i impresionuar nga deklaratat e liderëve të aleancës. “E ndjeva dashurinë në këtë dhomë”, mësohet të ketë deklaruar ai, duke shtuar se do të dëshironte që edhe mediat të kishin parë klimën e krijuar gjatë diskutimeve.

Në deklaratën përfundimtare të samitit, vendet anëtare të NATO-s njoftuan miratimin e kontratave të reja në fushën e mbrojtjes me vlerë mbi 50 miliardë dollarë. Aleatët u zotuan gjithashtu të rrisin prodhimin e përbashkët ushtarak dhe të forcojnë bashkëpunimin me industrinë e mbrojtjes për zhvillimin e teknologjive të reja. Dokumenti përfundimtar thekson nevojën për të hequr pengesat tregtare në sektorin e mbrojtjes dhe për të zgjeruar partneritetet industriale mes vendeve anëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët e NATO-s riafirmuan edhe një herë angazhimin ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, sipas të cilit një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës. “Nëse sulmohet njëri prej nesh, sulmohen të gjithë”, thuhet në deklaratën finale, ku nënvizohet se uniteti, solidariteti dhe forca e përbashkët mbeten baza e sigurisë për qytetarët e vendeve të NATO-s. Aleatët theksuan gjithashtu se do të vijojnë përpjekjet për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe parandaluese përballë kërcënimeve dhe sfidave të reja të sigurisë globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?