Zbardhet konflikti në Kavajë/ Policia: ja si ndodhi ngjarja
Konflikti në Kavajë i cili mori përmasa politike, mes ish-drejtorit të zyrës së Punës në këtë qytet Saimir Kurti i Partisë Socialiste, ku i lënduar mbeti kreu i Forumit Rinor i PD-së në Kavajë, policia ka zbardhur ngjarjen. Specialistët e Komisariatit të Kavajës, bënë të mundur se kapja dhe arrestimin i autorit të ngjarjes, ka ndodhur gjatë paradites. Shtetasi Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë, plagosi tre persona gjatë një debati me motiv banal.
Arrestimi i tij u bë pasi sot më datë 17.06.2016, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, konflikti midis tij me shtetasit Eqerm Kzazin, përfshiu dhe djali e tij, Erkid Kazazi, kreu i FRPD-së në Kavajë.
Sipas burimeve, konflikti kishte nisur për motive të dobëta (Bllokim rrugëkalim mjetesh, të bashkëshortes të Kurtit). Për sqarimin e këtij konflikti shtetasi Sajmir Kurti është takuar tek lokali i shtetasit Eqerem Kazazi, me kërkesën e këtij të fundit. Sajmir Kurti kishte nisur të debatonte me Eqerimin, e më pas kishte ardhur dhe djali i këtij të fundit Erkid Kazazi.
Në tej policia bën të ditur se debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar shtetasve të sipërcituar, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë.
Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit, nga ku kontakti i saj me objekt të fortë (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë. Tashmë pas mjekimit në spital, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një automjet i tipit “Range Rover”, në pronësi të shtetasit Sajmir Kurti.
Një armë zjarri pistoletë i kalibrit 9 mm, me një krehër me 14 fishekë
Një gëzhoja e kalibrit 9 mm
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativ” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal
KOHA JONË SONDAZH

